Lëndë plasëse në zyrën e LSI-së

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer gjatë natës në një nga zyrat elektorale të LSI-së

Ngjarja ndodhi në lagjen 18, pranë kryqëzimit të stadiumit “Niko Dovana” në qytetin e Durrësit, ku persona ende të paidentifikuar kanë vendosur një sasi eksplozivi, në hyrje të zyrës elektorale.

Eksplozivi ka shpërthyer duke shkaktuar dëme materiale. Policia ka bërë me dije se sasia ishte e vogël, por nuk ka japur detaje në lidhje me llojin e lëndës plasëse.

Në vendngjarje po kryhen veprimet nga ekspertët antieksploziv. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Back to top button