Sulm vetëvrasës, nëntë të vrarë

Të paktën edhe 11 tjerë janë lënduar në një sulm vetëvrasës në Irak

Të paktën tetë civilë dhe një ushtar kanë humbur jetë sot në një sulm vetëvrasës në provincën perëndimore irakiane Al Anbar, njoftuan autoritetet vendore. Sulmuesi vetëvrasës aktivizoi bombën në mesin e civilëve dhe ushtarëve. Të paktën 11 persona janë plagosur gjatë këtij sulmi.

Deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Back to top button