Mësoni se cilat veshje duhet t'i keni në garderobën tuaj këtë vjeshtë

Mësoni se cilat veshje duhet t’i keni në garderobën tuaj këtë vjeshtë

Përderisa jeni duke e shijuar sezonin e verës, stilistët veçse kanë prezantuar veshjet që janë në trend për stinën e vjeshtës.

Sipas tyre janë gjashtë veshje që do të mbizotërojnë në vjeshtën e këtij viti, dhe portali rtv21.tv do t’ua sjellë këto gjashtë trende.

Veshje me ngjyra të zymta

Nga garderoba juaj hiqni veshjet me printet e lulediellit, kjo vjeshtë është e luleve me ngjyra të zymta. Ashtu sic i kanë prezantuar edhe brendet e veshjeve “Prada” dhe “Marc Jacobs” në sfilatat e sezonit të vjeshtës.

Lëkurë në lëkurë

Në këtë vjeshtë jo vetëm xhaketa lëkure. Alexander McQueen ka propozuar që këtë vit të ketë edhe fustane, bluza, pantollona të lëkurës.

Kostumet

Kostumet do të jenë më të kërkuarat këtë vjeshtë sipas stilistëve. Ani pse atyre nuk ju kalon asnjëherë moda, dizajnerët si Joseph Altuzarra apo Givenchy në koleksionet e tyre të fundit kanë prezantuar më shumë funde të ngushta dhe xhaketa të shkurtra.

“Total look” në ngjyra të ndezura

Stilistët për këtë vjeshtë kanë prezantuar edhe një ‘veshje të përgjithshme’, e cila është e gjitha në të njëjtën ngjyrë, përcjell rtv21.tv

Xhupat e rehatshëm

Gjëja më e mirë gjatë sezonit të vjeshtës janë xhupat e mëdhenj, të trashë e të ngrohtë. Këtë sezone ata do të jenë më të pranishëm se asnjëherë më parë sipas stilistëve.

Dantella

Shtëpitë e modës për këtë vjeshtë dantellën e kanë konsideruar si një tendencë të padiskutueshme. Provoni të kombinoni një bluzë dhe një fund në material dantelle në mënyrë që veshja juaj të duket sa më mirë./21Media