Rasti po hetohet

Rasti po hetohet

Një nënë me prejardhje nga Rusia po hetohet nga policia dhe shërbimi i kujdesit ndaj fëmijëve pas një video tmerruese, ku shihet djali i saj 6-vjeçare duke vozitur me shpejtësi 130km/h në autostradë.

Agina Altynbayeva, 29-vjeçare, ia lejoi djalit të saj të voziste veturën e tipit Hyunday Solaris në një autostradë boshe në regjionin e Tatarstanit. Pamjet tronditëse tregojnë se si djaloshi 6-vjeçar vozit veturën me shpejtësi të madhe. Duke e marrë parasysh edhe ligjin e Rusisë që nuk lejohet vozitja nën moshën 18-vjeçare, djaloshi theu edhe një rregull tjetër, atë të kufirit të shpejtësisë, transmeton rtv21.tv

Sipas disa raporteve, djaloshi kishte një operacion në sy verës.

Nëna e tij iu përgjigj kritikave që mori nga ndjekësit në rrjete sociale.

“Unë jetoj si dua. Nuk pendohem për asgjë, jam e qetë. Nuk më duhen komentet e juaja negative.”, u shpreh ajo pas kritikave.

U kritikua edhe për një video tjetër, ku shihej ajo me një foshnje në prehër. Djali i saj më i madh është nëntë vjeç, ndërsa më i vogli nëntë muaj./21Media