6 vjet pas mbylljes, BBC rihap seksionin serb

Transmetimet e para nga Londra në serbo-kroatisht  u bënë në vitin 1939

Gjigandi mediatik botëror BBC do të rifillojë transmetimet në serbisht “online”,  6 vjet pas mbylljes së transmetimeve radiofonike nga Londra të disa gjuhëve, përfshi edhe seksionin shqiptar të kësaj medie, BBC ka njoftuar rifillimin e shërbimit informativ “online” në serbisht.

Drejtoresha e Shërbimit Botëror të BBC, Francesca Unsworth i gëzohet faktit se gazetaria e pavarur do të ketë mundësi të përçohet në mbarë botën.

“Jam e kënaqur që jemi në gjendje të përçojmë gazetarinë tonë të pavarur, të paanshme tek sa më shumë njerëz në mbarë botën. Nga kjo do të përfitojë dhe shërbimi ynë i lajmeve në Britani, duke na ofruar më shumë kapacitete për të raportuar lajme nga Ballkani dhe Evropa Lindore”, tha Unsworth.

BBC filloi për herë të parë transmetimet nga Londra në serbo-kroatisht në vitin 1939, që në atë kohë quhej Shërbimi Jugosllav i BBC.
Kjo redaksi u mbyll në vitin 2011, pas një vendimi të konsultuar bashkë me “Foreign Office”, që edhe financon Shërbimin Botëror të BBC./21Media

Back to top button