Disa nga viktimat po trajtoheshin për encefalitet

Disa nga viktimat po trajtoheshin për encefalitet

Të paktën 60 fëmijë kanë vdekur në një spital publik në veri të Indisë, pasi dyshohet se atyre iu ishte ndërprerë furnizimi me oksigjen për shkak të mos pagesave në spitalin “Baba Raghav Das” në Gorakhpur.

Zyrtarët në shtetin indian, Uttar Pradesh, e kanë pranuar se furnizimi me oksigjen ishte ndërprerë, por kanë thënë se ky nuk ishte shkaktari i vdekjeve të fëmijëve, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Zyrtari i rrethinës Gorakhpur, Anil Kumar, e ka pranuar se ka pasur problem me pagesat e furnizuesit, por shtoi se vdekjet mund të jenë shkaktuar nga shkaqe natyrale pasi shumë pacientë ishin shtruar në spital në gjendje të rëndë./21Media