Ky koncert ka rikthyer në skenë këngëtarë dhe valltarë të njohur të viteve ‘80-’90

Ky koncert ka rikthyer në skenë këngëtarë dhe valltarë të njohur të viteve ‘80-’90

60-vjetori i themelimit të Ansamblit Popullor do të manifestohet me një Koncert Gala që do të jepet në Teatrin Kombëtar në datat 11 dhe 12 nëntor.

Ky koncert ka rikthyer në skenë këngëtarë dhe valltarë të njohur të viteve ‘80-’90.

Prezantimi i koncertit u bë në konferencë për mediat nga drejtoresha e Teatrit të Operës dhe baletit Zana Çela, ku ishin të pranishme edhe Valdete Hoxha dhe Merita Halili që jetojnë aktualisht në Amerikë.

Koncerti do të shoqërohet edhe nga kori i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore që mori pjesë në “Harmonie Festival 2005” në Limburg të Gjermanisë dhe u vlerësua me çmimin e dytë./21Media