Nxënësve u janë ofruar fletëpalosje me ilustrime të rregullave primare

Nxënësve u janë ofruar fletëpalosje me ilustrime të rregullave primare

Që nga fillimi i vitit të ri shkollor 2019-2020, Njësia e Trafikut Rajonal të Policisë në Mitrovicë ka implementuar plani e veprimit ‘Siguria në Shkolla’.

Zyrtarët policorë kanë mbajtur ligjërata me nxënës të shkollave me temën ‘Njohuri elementare për sigurinë në trafikun rrugor’, ku kryesisht janë përfshirë nxënës të ciklit të ulët. Gjatë kësaj kohe ligjëratat i kanë dëgjuar rreth 600 nxënës të 13 shkollave të ndryshme në rajonin e Mitrovicës.

Këto ligjërata janë mbajtur nëpër hapësirat shkollore, ku në këtë fazë janë përfshirë shkollat fillore të cilat kanë qasje në rrugë rajonale dhe magjistrale në komunat Mitrovicë, Skenderaj e Vushtrri. Ligjëratat kanë për synim të plotësojnë nxënësit me njohuri shtesë dhe të domosdoshme në fushën e rregullave primare të sigurisë në trafik. Përveç ligjëratave teorike në fushën e sigurisë në trafik, nxënësve u janë ofruar edhe fletëpalosje me ilustrime të rregullave primare e elementare për sigurinë në trafik. Angazhimet policore për ofrimin e sigurisë, si dhe lëmin e këshillimit, edukimit dhe aktiviteteve tjera parandaluese do të jenë të vazhdueshme përgjatë tërë vitit shkollor“, thuhet në komunikatën e Policisë./21Media