Rumania me kryeministër të ri

Mihai Tudose emërohet kryeministër i Rumanisë

Presidenti rumun, Klaus Iohannis emëroi ministrin e Ekonomisë në ikje, Mihai Tudose kryeministër të ri, me propozim të Partisë Socialdemokrate në pushtet. Mihai Tudose, jurist 50-vjeçar, ka dhjetë ditë në dispozicion për të marrë një votëbesimin nga Parlamenti mbi ekipin e tij dhe programin.

Ai do të pasojë Sorin Grindeanu, që u rrëzua javën e kaluar nga PSD-ja, më pakë se gjashtë muaj pasi morri funksionet. Sipas deklaratës zyrtare ky vendim u morr për shkak të vonesave në programin ekonomik të qeverisë.

Back to top button