Skocia shtyn ligjin për referendumin e ri

Shtyhet ligji ku kërkohet  referendumin për pavarësinë e Skocisë

Kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeone ka shtyrë sot sjelljen e ligjit me të cilin do të kërkohej referendum i ri për pavarësinë e Skocisë. Ajo në parlamentin skocez në Edinburg tha se pas shqyrtimit të kujdesshëm shtyn planet për votimin për pavarësi dhe se do të fokusohet që ndikimi i rezultateve të Brexit të jenë sa më të volitshme për Skocinë.

Sturgeone në mars pati deklaruar se referendumi i dytë do të duhej të mbahej kah fundi i vitit 2018 ose në fillim të vitit 2019, në mënyrë që skocezët të kenë alternativë për Brexit.

Gjatë votimit në nivel të Britanisë në qershor të vitit të kaluar shumica ishin për Brexit, derisa në Skoci raporti ishte 62 ndaj 38 për qind në favor të mbetjes në BE.

Back to top button