Mbi 1 mijë shoferë të dënuar

Mbi 1 mijë shoferë të dënuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë ditës së premte në territorin e Kosovës kanë ndodhur 62 aksidente komunikacioni. Sipas policisë 21 aksidente janë shënuar me persona të lënduar, kurse 41 aksidente të tjera me dëme materiale.

Ndërsa, sa i përket shkeljeve të rregullave në trafik, vetëm dje janë shqiptuar 1 mijë e 17 gjoba për shoferët.

Në 24 orët e fundit për vepra të ndryshme penale policia ka njoftuar se janë arrestuar 20 persona, 14 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje dhe 1 të tjerë në vuajtje të dënimit./21Media