Nuk dëgjohet zëri i nxënësve!

Propozim për ndryshime të ligjit për arsim

Organizatat rinore në Maqedoni i ulën në tryezë të përbashkët deputetët dhe ministrat për t’ua sqaruar atyre propozim ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për shkollat e mesme. Organizatat thonë se nxënësit duhet të jenë krijues të politikave shkollore në mënyrë aktive.

“Nxënësit nuk kanë mundësi që ta shprehin mendimin e tyre. Ne kërkojmë që të hapet proces për ndryshime ligjore në të cilin nxënësit e shkollave të mesme do të kenë të drejtë që të marrin pjesë në marrjen e vendimeve”, u shpreh Zoran Ilieski, OJQ “Tani”.

Zëvendësja e avokatit të popullit, Vaska Bajramovska Mustafa, tha se sipas hulumtimit të vitit 2016 u tregua se pjesëmarrja e nxënësve në procesin e marrjes së vendimeve është në një nivel tepër e ulët, shkruan TV21.TV

“Në 61 nga shkollat e mesme, nxënësit bashkohen mes vetes, megjithatë ata nuk marrin pjesë në procesin e marrjes së vendimeve. Fëmijët zgjedhin kryetarë të klasës së tyre të cilët i përfaqësojnë në shkollat, por vetëm për çështje të caktuara, ndërsa atje ku krijohen politikat, nxënësit nuk marrin pjesë”, tha Vaska Bajramovska Mustafa, Zëvendësja e avokatit të popullit.

Sandra Anastasovska nga Forumi arsimor, tha se fëmijët duhet të jenë pjesëmarrës aktiv në krijimin e politikave dhe në marrjen e vendimeve sepse në të kundërtën ata do të bëhen pjesëmarrës pasiv.

“Procesin do ta kishim hapur për nxënësit, profesorët si dhe të gjitha palët e prekura, për të krijuar kornizë ligjore e cila do ti kthejë nxënësit në partnerë gjatë procesit të marrjes së vendimeve, dhe partnerë në idenë e krijimit dhe vetorganizimit në shkollat”, tha Sandra Anastasovska, OJQ “Mof”.

E vetmja formë e vetorganizimit të nxënësve, tani për tani është vetëm Plenumi i nxënësve të shkollave të mesme, i cili me protestat e mbajtura para Ministrisë së arsimit, luftonte për heqjen e testimit ekstrën, i cili është hequr këtë vit./21Media

Back to top button