64 raste të reja me COVID-19

Në Kosovë janë konfirmuar 64 raste të reja me COVID-19, nga 208 testime të kryera në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nuk është shënuar asnjë viktimë, kurse janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225 mijë e 399.
Në Kosovë janë 322 raste aktive me COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 63 persona. Numri i të vaksinuarve me dy dozat deri tani është 823 mijë e 696, ndërkaq me dozë të tretë dhe përforcuese është 103 mijë e 167./21Media

Back to top button