65.6 milionë njerëz të zhvendosur në mbarë botën

Kjo shifër shënon një rritje prej 300,000 krahasuar me vitin 2015

Një rekord prej 65.6 milionë banorësh janë refugjatë, azilkërkues ose të zhvendosur brenda globit, thotë agjencia e OKB-së për refugjatët.

Shifra e vlerësuar për fundin e vitit 2016 shënon një rritje prej 300,000 krahasuar me vitin 2015, sipas raportit vjetor.

Kjo është një rritje më e vogël krahasuar me vitet 2014-2015, kur numri u rrit në pesë milionë.

Por komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët Filippo Grandi tha se ky është një dështim i diplomacisë ndërkombëtare.

“Bota duket se është bërë e paaftë për të bërë paqe”, tha Grandi.

“Kështu do të shihni konflikte të vjetra që vazhdojnë të zgjaten dhe shpërthejnë konflikte të reja, dhe të dyja prodhojnë zhvendosje … zhvendosja e detyruar është një simbol për luftërat që kurrë nuk përfundojnë”, shtoi ai.

Back to top button