CNN reagon ndaj “goditjeve” të presidentit të SHBA-së

Video-klipi i Trumpit

Organizatat mediatike dhe kanali televiziv, CNN kanë kritikuar ashpër video-klipin më të ri, të cilën presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald TrUmp, e publikoi në profilin e tij në Twitter

Në atë xhirim ai duket se qëllon me grushte një person, në kokën e së cilit mund të shihet logoja e CNN. Xhirimi në kohëzgjatje prej 28 sekondave është publikuar në llogarinë zyrtare të TrUmpit në Twitter, me porosinë në të cilin ai CNN ja ndërron emrin në ENN, apo Rrjeti i Lajmve të Rrejshme.

Mbetet e paqartë se kush është producent i xhirimit të shkurtë, e që duket se është version i montuar i paraqitjes së Trumpit në spektaklin e Vorlld Vrestlling Enetertejnment 2007. Trump më pas vazhdoi komentet agresive, me ç’rast në Twitter shkroi se “Mediat e pasinqerta kurrë nuk do të parandalojnë që të realizohen synimet e mëdha në emër të popullit amerikan”.

Drejtori i Komitetit Ekzekutiv të Reporterëve për liri të shtypit, Brus Braun, dënoi këtë video dhe e cilësoi si kërcënim për dhunë fizikë ndaj qytetarëve dhe tha se kjo porosi është nën nivelin e zyrës së presidencës.

CCN në reagimin ndaj videos akuzoi Trumpin se po sillet si fëmijë dhe nën dinjitetin e funksionit që ka. Në komunikatën e kanalit u theksua se është kjo një ditë pikëlluese, pasi që presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës po nxitë dhunën kundër gazetarëve.

Back to top button