Roja detare e Greqisë hapi zjarr drejtë një anije turke!

Incident në Detin Egje

Roja detare e Greqisë ka hapur zjarr në drejtim të një anije transportuese turke në Detin Egje. Siç shkroi gazeta turke, Hyrijet, në vendin ku ndodhi incidenti kanë shkuar dy anije të rojës fetare të Turqisë. Gazeta shkroi më tutje se grekët hapën zjarr në shenjë vërejtje dhe se në anijën greke janë vërejtur më pas 16 vrima të shkaktuara nga plumbat.

Anija turke po lundronte drejtë ngushticës së Izmirit dhe gjatë kalimit nëpër Detin Egje, anija turke kishte injoruar kërkesën e rojës detare të Greqisë që të lundroi në drejtim të ishullit Rodos, me qëllim të kontrollit të ngarkesës. Kapiteni i anijes turke refuzoi urdhrin dhe më pas roja detare e Greqisë hapi zjarr drejtë anijes./21Media

Back to top button