Katalonia paralajmëron ndryshimin e hartës së Evropës

Referendumi për pavarësi

Koalicioni qeveritar në rajonin e Katalonisë në Spanjë ka kumtuar se rezultati i referendumit për pavarësi, i cili pritet të zhvillohet në tetor, do të zbatohet menjëherë dhe do të shpallet pavarësia, nëse pjesa më e madhe e katalonasve votojnë për shkëputje.
Nëse shumica e votave janë në favor të themelimit të Republikës së Katalonisë, atëherë duhet të shpallet menjëherë pavarësia, deklaroi deputetja e partisë së majtë CUP, Gabriella Serra, gjatë shpalosjes së ligjit, i cili do të shërbej për organizimin e referendumit.

Ky ligj do të krijoi një regjim gjithëpërfshirës ligjor, deklaroi më herët deputeti tjetër, Jordi Orobit, nga koalicioni “Së bashku për po”, i cili përbëhet nga separatistet e majtë dhe të djathtë.

Për mbështetësit e pavarësisë, ky ligj do të jetë mbi kushtetutën e Spanjës, ngase në nenin dy të tij qartësohet se “Populli i Katalonisë është subjekt sovran politik”.
Për këtë ligj deputetet e Parlamentit të Katalonisë pritet të votojnë në Tetor./21Media

Back to top button