Ndahen certifikata për dëshmorët e paraluftës

Certifikata u ndanë për familjarët e dëshmorëve nga komuna e Prizrenit, Mitrovicës, Klinës, dhe Gjakovës

Shoqata e Familjarëve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kosovës ka shpërndarë sot certifikata për dëshmorët e kombit të periudhës që kanë rënë para luftës së UCK-së. luftës.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së Xhavit Jashari tha se me fillimin e draft ligjit për vlerat e UÇK-së janë ligjësuar të gjithë dëshmorët pavarësisht periudhave që kanë kontribuar.

Më tej Jashari ka akuzuar Qeveritë e deritanishme që nuk kanë nxjerr udhëzime administrative edhe për këta dëshmorë që t’i gëzojnë benificionet e parapara me ligj.

“Dua t’iu njoftoj se me fillimin e draft ligjit për vlerat e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ne që kemi qenë pjesë e hartimit të draft ligjit me ekspert të ndryshëm edhe nga institucionet e Republikës së Kosovës gjithë dëshmorët pa dallim të periudhave historike i kemi ligjësuar me ligjin për vlerat e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Do të thotë ne asnjëherë nuk kemi bërë ndarje ata kanë qenë të ligjësuar me ligj mirëpo le të mbetet përgjegjësi e institucioneve në këtë rast e qeverive që nga 2006 pse nuk kanë nxjerrë një udhëzim administrativ dhe të futen edhe dëshmorët tjerë të periudhave të ndryshme të paraluftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në benificionet që janë të parapara me ligjin për vlerat e luftës”, tha ai.

Jashari duke përshëndetur lirim nga burgu të Sami Lushtakut ka kërkuar urgjentisht që të lirohen nga burgjet të gjithë pjesëtarët e UÇK-së

Jashari tha se shumë shpejt do të kërkojnë nga qeveria që të lëshohen dokumentacionet e nevojshëm për të aplikuar për benificionet që u takojnë me ligj familjarëve të këtyre dëshmorëve.

Ndërkaq kryetari i Komisionit të Familjeve të Dëshmorëve dhe Heronjve të Kombit të rënë para luftës tha se këta dëshmorë të paraluftës tani janë pjesë e listës së dëshmorëve të vendit .

“Tani anëtarët e familjeve të juaja do të jenë në listat e dëshmorëve, dhe ku ato lista do të jenë të arkivuara në shtetin tonë dhe herdokur ato do të mbesin aty ndërkaq ne, gjeneratat do të shkojnë, por ata do të mbesin për jetë e mot”, tha Zhitia.

 

Back to top button