8 persona janë dërguar në mbajtje

8 persona janë dërguar në mbajtje

Gjatë 24 orëve të fundit, në rrugët e Kosovës kanë ndodhur 67 aksidente.

Policia e Kosovës njoftoi se 24 aksidente janë me të lënduar, ndërsa nga 43 të tjerat nuk pati të lënduar. Fatmirësisht dje asnjë aksident nuk përfundoi me fatalitet.

Ndërsa sa i përket tiketave të shqiptuara, Policia njoftoi se qytetarëve u janë shqiptuar gjithsej  1 mijë e 354 tiketa trafiku.

Gjatë këtyre 24 orëve janë arrestuar 15 persona, 8 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje ndërsa 1 në vuajtje të dënimit.

Më 26 shtator Policia e Kosovës mbajti konferencën me temën “Ngritja e sigurisë në trafik dhe shënimi i Ditës Evropiane pa Viktima në Rrugë”, në kuadër të projektit “EDWARD”, projekt ky që ka për qëllim ngritjen e vetëdijes dhe uljen e numrit të aksidenteve me fatalitete./21Media