Dhunë në Afganistan

Dhunë në Afganistan

Policia në Afganistan ka njoftuar se militantët talebanë kanë sulmuar së paku 15 pika të kontrollit të forcave të rendit në provincën Kandahar, duke vrarë me këtë rast 22 policë.

Zyrtarët njoftuan se 15 policë tjerë janë plagosur gjatë luftimeve në afërsi të pikave të kontrollit dhe shtuan se disa prej përleshjeve të armatosura kanë zgjatur me orë të tëra, shkruan rtv21.tv

Sipas njoftimeve të policisë, gjatë përleshjeve janë vrarë 45 talebanë, ndërsa 35 të tjerë janë plagosur./21Media