681 persona vdesin nga kolera

Rritje të rasteve të vdekjes për madje 50 për qind

Të paktën 681 persona kanë vdekur në Jemen për shkak të epidemisë së kolerës, njoftoi të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Organizata ka paralajmëruar se epidemia ende nuk ka arritur kulmin.

Të dhënat e grumbulluara nga OBSH i takojnë periudhës 27 prill deri 4 qershor, dhe ato njëherësh tregojnë për rritje të rasteve të vdekjes për madje 50 për qind nga hera e fundit kur ishin mbledhur të dhënat, transmeton Reuters.

Back to top button