Aty ku njerëzit për dy muaj jetojnë në terr

Aty ku njerëzit për dy muaj jetojnë në terr

Fshati Oymyakon gjendet në lindje të Siberisë dhe është fshati më i ftohtë në botë. Në këtë vend në muajin janar temperaturat mesatare janë -50 gradë  celsius  kurse ajo më e ulëta që ka arritur ndonjëherë është -67 gradë.

Ky vend ka 500 banorë, e për shkak të motit jeta e fshatit është e izoluar. Acari zgjatë më shumë se gjysma e ditëve të dimrit pra 180 ndërkaq 130 ditë të tjera janë të shoqëruara me stuhi dhe me erëra.

Për dy muaj fshati është në errësirë pra nata zgjatë 24 orë./21Media