Çka e bënë të veçantë jetesën në "vendin më të mirë" në botë?

Çka e bënë të veçantë jetesën në “vendin më të mirë” në botë?

Zvicra është vendi i cili nuk bën pjesë në asnjë prej aleancave militare, dashurohet nga miliona njerëz, ka ekonominë më të qëndrueshme në gjithë botën si dhe e fundit, por jo nga rëndësia ata kanë çokollatat më të mira.

Megjithatë si çdo shtet tjetër edhe Zvicra ka pikat e saj të dobëta dhe të forta, përcjellë rtv21.tv

“Bright Side” ka paraqitur disa nga faktet më intriguese rreth këtij vendi dhe që do të ju bëjnë të surprizoheni.

1. Duhet të keni licensë për të peshkuar.

2. Në Zvicër është një ligj që mbron mjekët në rastet kur ata gabojnë në gjendjen e diagnozës.

3. Që të merrni pasaportën zviceriane duhet të keni marrëdhënie të mira me komshinjtë.

4. Të gjithë burrat nën moshën 55-vjeçare janë të detyruar të shkojnë 3 javë në ushtri.

5. Pema e krishtlindjeve në stacionin e trenit të Zurich është e dekoruar me kristale ‘Swarovski’.

6. Në Zvicër ju mund të blini qumësht në vend të pijeve energjike.

7. Trenet gjithmonë vijnë në oraret e caktuara.

Zvicra në vitin 2018 ishte zgjedhur si “vendi më i mirë” në botë nga “US News & World Report”, “Y & R” si dhe shkolla “Wharton”. Në raport ishin përmendur disa nga arsyet pse ishte cilësuar si vendi i mirë p.sh si: papunësia e ulët, peisazhi i jashtëzakonshëm, sistemi i mirë politik etj./21Media