7 fëmijë të vrarë pasi një person i armatosur hapi zjarr në shkollë

Të paktën shtatë fëmijë u vranë kur një person i armatosur me simbole naziste hapi zjarr në një shkollë në qytetin perëndimor rus të Izhevsk.
Trembëdhjetë viktima janë regjistruar deri më tani, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS. Midis të vrarëve ishte edhe roja i sigurisë së shkollës, tha kreu i qeverisë rajonale Alexander Brechalovn në një deklaratë video.
Hetuesit thanë se 21 persona, përfshirë 14 fëmijë, u plagosën.
Sulmuesi, i cili thuhet se kishte veshur një bluzë të zezë me shenja naziste dhe një helmetë, vdiq pas sulmit. Autoritetet janë ende duke punuar për të identifikuar njeriun që ata besojnë se ishte përgjegjës për të shtënat në shkollë, pasi nuk u gjetën dokumente tek i dyshuari, njoftoi tutje agjencia shtetërore e lajmeve.
Ky është sulmi i dyti me armë në një shkollë në Rusi në dy vjetët e fundit. Në maj 2021, një person i armatosur vrau shtatë fëmijë në një shkollë në Kazan, kryeqyteti i Republikës së Tatarstanit të Rusisë.
Sulmi i së hënës ndodhi në shkollën 88 në Izhevsk, kryeqyteti i rajonit rus të Udmurtia.
Izhevsk është shtëpia e më shumë se 600 mijë njerëzve, duke e bërë atë një nga 20 qytetet më të populluara të Rusisë./21Media 

Back to top button