Filmat që nuk duhet t'i humbisni

Loading...

Filmat që nuk duhet t’i humbisni

Viti 2019 do të vazhdojë me ritmin e njëjtë sa i përket prodhimit të filmave të rinj. Një kategori shumë e pëlqyer për publikun është ajo romancë që për çdo vit sjellë filma që thyejnë rekorde të shikueshmërisë.

Revista e njohur “Seventeen” ka renditur shtatë filmat e zhanrit romancë që sipas tyre do të tregojnë që dashuria nuk ka vdekur ende, shkruan rtv21.tv

Filmi i parë që kryeson këtë lisë është “What Men Want” një ripërpunim i filmit “What Women Want”, me aktoret e njohura si: Taraji P. Henson dhe Ali Davis. Filmi do të ketë premierën e tij më tetë shkurt të 2019-së.

Listën e vazhdon filmi “Isn’t It Romantic”, një romancë-komedi që do të publikohet më 14 shkurt të 2019-së, shkruan rtv21.tv

“Five Feet Apart” është njëri nga filmat e shumëpritur të vitit 2019-së dhe do të lansohet më 22 mars.

Një ripërpunim i filmit të animuar “Aladdin” do të vij më 24 maj të 2019-së. “Aladdin” përshkruan një person që vazhdimisht kërkon diçka nga jeta e tij.

“All The Bright Places”  është filmi tjetër që do të publikohet përgjatë vitit, por që ende nuk ka ndonjë datë të saktë të premierës.

image

“The Stand-in” gjithashtu nuk ka një datë të saktë të premierës së tij, mirëpo që është e sigurt që do të publikohet përgjatë këtij viti.

image

“Stargirl” është filmi që e përmbyllë këtë listë dhe që pritet të ketë premierën gjatë këtij viti./21Media