Disa start up po e lehtësojnë gjetjen e përmbajtjeve për problemet mentale, në krahasim me më herët

Disa start up po e lehtësojnë gjetjen e përmbajtjeve për problemet mentale, në krahasim me më herët

Fillimisht si platformë terapeutike, e pastaj si aplikacione, këto kompani ofrojnë ndihmë brenda ditës.

“Shine” është aplikacioni që ofron mesazhe falas çdo ditë, me qëllim të nxitjes të sistemit të vetëvlerësimit, duke dërguar thënie inspiruese, veprime që duhet të ndërmerren ose edhe të dhëna se si duhet të rrisni vetëbesimin.

Aplikacioni “Shine” ka më shumë se 2 milionë abonentë rreth botës.

Përdoruesit e aplikacionit në iOS,  duhet të paguajnë 4.99 dollarë në muaj, në mënyrë që të pranojnë përmbajtjet që ofron ky aplikacion, si përkrahje emocionale, meditime dhe storie motivuese nga persona të famshëm ose njerëz me ndikim.

Aloe Bud është aplikacioni tjetër, që ua përkujton se sa duhet të keni kujdes për veten.

Ky aplikacion dërgon këshilla se sa duhet të pini ujë, të ecni, të merrni frymë dhe të pushoni. Po ashtu, aplikacioni paralajmëron se kur është koha e medikamenteve dhe dërgon edhe isntruksionet.

Përdoruesit mund të paguajnë një herë, 4.99 dollar në muaj.

“Talkspace” është aplikacioni që i lidh përdoruesit me një terapist të licencuar, për të dërguar tekste pa limit, video ose audio  24 orë, me  çmim prej 49 dollar në javë. Ndërsa, terapistët përgjigjen, një ose dy herë brenda ditës.

Aplikacione të tjera janë: Crisis Text Line, Calm, Sonic Sleep dhe Half the Story. / 21Media