Dramë në Suedi

Dramë në Suedi

Policia suedeze ka raportuar për dy incidente të armatosura, të cilat ndodhën brenda disa orëve në qytetin Mallme, me ç’rast janë plagosur së paku 7 persona. Fillimisht, katër persona u plagosën, pasi që një grup i personave të maskuar hapën zjarr në drejtim të një automjeti, të cilin e ndoqën nëpër rrugët e Mallmes. Sulmuesit më pas u arratisën nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia njoftoi se incidentin është duke e hetuar si tentim-vrasje, përcjell rtv21.tv

Sipas dëshmitarëve, sulmuesit në drejtim të automjetit kanë shkrepur së paku 20 plumba.Në Suedi kohëve të fundit është shtuar numri i përleshjeve mes bandave të rivalizuara kriminale.

Vetëm disa orë më vonë, tre persona u plagosën, dy prej të cilëve rëndë, gjatë sulmit që ndodhi në Ndërtesën e Sindikatave, gjithashtu në Mallme.Në momentin kur ndodhi sulmi, në ndërtesë ishin të tubuar rreth 100 persona.

Sipas mediave suedeze, sulmuesi kishte hyrë në ndërtesë dhe me zë të lartë kishte pyetur, “Kush e ka goditur vëllain tim”?, e më pas ka hapur zjarr. Policia është në kërkim të sulmuesit dhe ende nuk dihet se a është ky një incident i izoluar, apo se a ka lidhje me konfliktin mes bandave kriminale./21Media