Habitin mjekët

Habitin mjekët

Rafael Mayer ishte dy vjeç kur prindërit e tij u shqetësuan për shkak se nuk fliste. Pesë vjet më vonë, djali nga Brazili befasoi pasi që ka zotëruar nëntë gjuhë.

Në vitin 2012, Rafaeli u dërgua te një mjek, i cili ashtu si tre neuropaediatrët tjerë, përcaktoi që fëmija kishte çrregullim të spektrit të autizmit [ASD].

Djali nga Brazili, ishte i vetmi ndër vëllezërit e motrat e tij që kishin autizëm.

Pas zbulimit se djali i tyre ishte autist, Juli Lanser Mayer dhe bashkëshorti i saj Valcir Mayer pyetnin mjekët në lidhje me zhvillimin e fëmijës së tyre.

Rafaeli u zhvillua përmes seancave të terapisë dhe u takua me një specialist, por nëna e tij fillimisht rikujtoi se nuk kishte përmirësime me djalin e saj.

Isha krejtësisht e tmerruar. Ai nuk iu përgjigj asnjë trajtimi. Ai injoroi gjithçka që ata kishin për qëllim”, tha Juli.

Ai kalonte orë të tëra në videot e fëmijëve në YouTube dhe ai tregonte shenja të mëdha përmirësimi dhe mbajtjen e bisedave me terapistin e tij. Bisedat, megjithatë, ishin në anglisht!

“Gjithçka ishte në gjuhën angleze. E mora atë të fliste me bashkëshortin e një miku, i cili ishte irlandez dhe tha se Rafaeli fliste më mirë se gruaja e tij, e cila ka jetuar në Irlandë për dhjetë vjet”, tha nëna e Rafael.

Përveç gjuhës angleze, Rafael mësoi Esperanton, që është një gjuhë ndihmëse ndërkombëtare e folur në 120 vende dhe gjithashtu mësoi gjuhën braziliane të shenjave. Derisa Rafael ishte pesë vjeç, që ai filloi shkollën dhe mësoi në portugalisht. Në kohën kur festoi ditëlindjen e tij të shtatë, Rafaeli dinte spanjollisht, japonisht, gjermanisht, italisht dhe rusisht. Gjatë Kupës Botërore 2018 që u mbajt në Rusi, Rafael kaloi ditë duke folur vetëm rusisht, transmeton rtv21.tv.

Një tjetër mjet që ka ndihmuar Rafaelin në përparimin e tij ka qenë dashuria e tij për muzikën dhe një vlerësim për piano, për të cilin ai merr mësime.

Prindërit e tij janë të vendosur ta inkurajojnë atë edhe më shumë.

“Unë nuk e di se si do të jetë e ardhmja e tij dhe nëse ai do të jetë i pavarur. Me evolucionin që ai tashmë e ka, unë do ta stimuloj edhe më shumë”, tha Juli./21Media