Alea po ndjek rrugën drejt përmbushjes së dëshirës se saj

Alea po ndjek rrugën drejt përmbushjes së dëshirës se saj

7 vjeçarja nga Peja, Alea Mehaj, ëndërron që një ditë të bëhet modele e aktore e njohur. Ndonëse shumë e re në moshë, në Norvegji aty edhe ku jeton me familjen e saj, ajo po ndjek rrugën drejt përmbushjes së dëshirës së saj të madhe.

Alea është përzgjedhur si më e reja përfaqësuese kombëtare e Norvegjisë ndonjëherë, në Olimpiadën për aktrim dhe modelim.

7 vjeçarja në këtë muaj do të marr pjesë në olimpaiadën më të madhe në botë për artistë, të quajtur “World Stars”, ku çdo vit marrin pjesë mira yje nga e mbarë bota.

Bukuroshja në këtë olimpiadë do ta përfaqësojë Norvegjinë dhe është pjesmarrësja më e vogël në moshë që e përfaqëson këtë shtet në “World Stars”.

Alea është zgjedhur “Young Miss Universe 2018” i mbajtur në Ukrainë.

Me ëmbëlsinë se saj vogëlushja nga Peja arrin që të shkëlqej në çdo reklamë që ajo merr pjesë.

Mbetet të shihet se në të ardhmen se a do ta përfaqësoj Kosovën Alea në garat e bukurisë. /21Media