Një vajzë 7 vjeçare është mbytur në plazhin e Durrësit

Një vajzë 7 vjeçare është mbytur në plazhin e Durrësit

Sipas të dhënave paraprake ngjarja është regjistruar mesditën e sotme në zonën e Plazhit të Madh, pranë zonës së quajtur Iliria.

Burimet thanë se e mitura ka qenë në plazh bashkë me familjen. Por në një moment, është futur për tu larë në det dhe i ka shpëtuar vëmendjes së prindërve.

Këta të fundit kur kanë konstatuar mungesën janë futur ne det për ta kërkuar. Vajza është dërguar në spital ku dhe ndërroi jetë.

“Rreth orës 13:40,  ka ardhur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës e mitura  E.H.,  7 vjeçe,  banuese  në  Podujevë,  e cila ka rrezikuar të mbytej në det. Shtetësia E.H  fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital”, informon policia e Durrësit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./oranews