70 prodhues të qumështit në Grashticë përfitojnë makina për mjeljen e gjedheve

70 prodhues të qumështit në fshatin Grashticë të Prishtinës, kanë përfituar 70 makina për mjelje dhe 210 bidonë të aluminit për transport të qumështit, në kuadër të “Programit për Zhvillim e Bujqësi”, të implementuar nga Agjencia Turke për bashkëpunim dhe koordinim TIKA

Me anë të këtyre makinave do të mundësohet mjelja sa më e shpejt e gjedheve si dhe përmes bidonëve do të mundësohet grumbullimi higjienik i qumështit.

Ambasadorja turke në Kosovë, Kivilicim Kilic, tha  se shpresojnë që ky projekt të ndihmojë ekonominë e Kosovës dhe ekonominë  brenda familjeve gjithashtu.

Edhe  kryetari i komunës Shpend Ahmeti,  u shpreh se  vendit i duhet një ekonomi e qëndrueshme për të zbutur papunësinë dhe se nuk ka ditë më të mirë për një kryetar komune se sa kur pranon ndihma të tilla për qytetarët.

Drejtori i bujqësisë Ferat Makolli, u shpreh shumë i kënaqur për këtë bashkëpunim  duke shpresuar se kjo nuk do të jetë ndihma e fundit.

Projektet e TIKA-s janë treguar shumë të suksesshme edhe në të kaluarën, ndërsa  përmes projekteve të reja që priten të realizohen synohet që të  rritet cilësia e prodhimit dhe bashkëpunimi në mes të dy shteteve

Back to top button