Sekuestrohet arma

Sekuestrohet arma

Një i moshuar është vetëplagosur në oborrin e shtëpisë së tij në Bushat të Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur sot në mesditë.

70 vjeçari është dërguar për tretman mjekësor në spital.

Sipas Policisë, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit.

Më datë 21.08.2019, rreth orës 13.10, në oborrin e shtëpisë dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri shtetasi P.D., rreth 70 vjeç, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit, me të cilën dyshohet se është vetëplagosur shteasi P.D. dhe vijon punën nën drejtimin e Prokurorit për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes“, informoi Policia e Shkodrës./21Media