Kërkohet sensibilizimi i institucioneve për ndërtimin e objektit të shkollës

Kërkohet sensibilizimi i institucioneve për ndërtimin e objektit të shkollës

Me moton “70 vjet edukim” drejtuesit e shkollës së muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë kanë shënuar 70 vjetorin e themelimit të këtij institucioni. Me këtë rast, drejtoresha e kësaj shkolle Violeta Krasniqi tha se me aktivitetet që kanë organizuar synojnë sensibilizimin e institucioneve për ndërtimin e një objekti për këtë shkollë si dhe promovimin e bashkëpunimeve të suksesshme të kësaj shkolle./21Media