Ronaldo tregoi se me Juven dëshiron të fitojnë tre trofe

Ronaldo tregoi se me Juven dëshiron të fitojnë tre trofe

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka thënë se 700 golat  shënuara janë vetëm numër për të.

Ronaldo arriti të shënojë më shumë se 700 gola, ndërsa rekordi me më së shumti gola të shënuar në histori të futbollit është nga ish-sulmuesi çek, Josef Bican, i cili ka shënuar 800 gola.

Ylli portugez ka thënë se nuk po mendon për të thyer rekorde, pasi gjëja kryesore është të fitojë trofe me “Zonjën e Vjetër”.

“Nuk jam duke menduar për 700 gola, është në të kaluarën. Dua ta ndihmoj skuadrën dhe kjo ka rëndësi. Dua të luaj në fushë dhe t’i ndihmoj skuadrës për të fituar trofe. Rekorde individuale do të thyen. Futbolli çdo vit është sfidë, jo për mua por edhe për Juven. Sigurisht që duam të fitojmë Seria A, Ligën e Kampionëve dhe Coppa Italia”, ka deklaruar ai.

Ndeshja e radhës së Juventusit është kundër Lokomotiv Moscow, në kuadër së Ligës së Kampionëve.