LDK do të publikoj emrin e kandidatit për Gjilan

Në fund të muajt publikohet emri i kandidatit për kryetar komune në Gjilan

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Gjilan është drejt përmbylljes së debatit të brendshëm dhe në fund të muajit bëhet publik kandidati konsensual për kryetar komune.

Degae LDK në Gjilan është drejt fundit të debatit të brendshëm pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe fillimit të zbatimit të politikave locale për Gjilan.

Të gjitha organet e degës, nëndegëve dhe forumeve kanë marrë pjesë në debat dhe rekomandimet e dala do ta fuqizojnë rolin e qytetarit nën udhëheqjen e LDK-së.

“LDK njofton opinionin se deri në fund të muajit do të punohet me lagje, fshatra, grupe të interesit, e OJQ, me qëllim të finalizimit të listës përfaqësuese për Kuvend Komunal dhe emrit konsesual për nominimin e pritur për kryetar të Komunës nga radhët e rugovistëve”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Back to top button