Zjarre në Itali

Zjarre në Itali

Zjarret kanë shpërthyer në disa rajone në jug të Italisë, ndërsa shumë banorë të cilët jetojnë në afërsi të vullkanit Vezuv janë evakuuar, si pasojë e tymit të dendur që po ngritët si pasojë e zjarreve, kanë raportuar mediat italiane.

Zjarrfikësit po luftojnë zjarret që kanë kapluar një pjesë të madhe të pjesëve jugore të vendit, përfshirë këtu edhe shpatet e Vezuvit, ky tymi është përhapur në një hapësirë prej dy kilometra, me shumë vëzhgues të cilët menduan se po ndodhte erupsioni i vullkanit, shkruan rtv21.tv

Siç raportoi agjencia ANSA, më së shumti zjarre janë regjistruar në Sicili, e më pas edhe në provincat Lacio, Kampanja, Pula dhe Kalabri.

Mbrojtja Civile e Italisë ka angazhuar disa helikopterë për të shuar vatrat e zjarrit në 18 lokacione të ndryshme. Autoritetet besojnë se zjarret janë ndezur pas aktiviteteve të njerëzve dhe i kanë bërë thirrje popullatës që të jetë e kujdesshme, pasi që zjarret po nxiten edhe më shumë nga vala e nxehtësisë dhe thatësia./21Media