Të dhëna nga Organizata Botërore e Shëndetit kanë zbuluar numrin e duhanpirësve rreth e rreth botës

Të dhëna nga Organizata Botërore e Shëndetit kanë zbuluar numrin e duhanpirësve rreth e rreth botës

Të dhënat janë alarmuese për meshkujt,ku rreth 40% e popullsisë botërore janë konsumues të duhanit. Në anën tjetër shifra për femrat është shumë më e ulët, rreth 9%.

Konsumimi i duhanit është shkak për rreth 600 mijë vdekje çdo vit, me rreth 1.1 miliardo persona konsumues të rregullt të cigares, shkruan rtv21.tv.

Raporti i fundit për përqindjen e duhanpirësve ka mungese të dhënash për disa vende të botës, sidomos atyre afrikane, mirëpo vendet me numrin më të lartë të duhanpirësve janë Indonezia me 76%, Jordania me 70%, Rusia me 59% e Kina me 47%.

Në anën tjetër disa vende kanë pasur ulje të numrit të duhanpirësve, si Britania e Madhe që ka pasur rënie prej 27% qysh nga viti 1974./21Media

Capture234