Sheqeri është një përbërës në gati gjithçka, dhe nuk është befasi se shumica konsumojnë më shumë se 25 gramët që preferohen si dozë ditore

Sheqeri është një përbërës në gati gjithçka, dhe nuk është befasi se shumica konsumojnë më shumë se 25 gramët që preferohen si dozë ditore

Të largosh sheqerin nga dieta juaj kërkon shumë vullnet, por për ata që janë të fuqishëm për ta bërë këtë, ekzistojnë shumë përfitime shëndetësore.

Në vazhdim do të cekim 7 përfitime shëndetësore që vijnë si rezultat i mos konsumimit të sheqerit:

1.Humbja e peshës
Në humbje të peshës ndikojnë shumë faktorë, mirëpo mos konsumimi i sheqerit do të iu ndihmojë në zvogëlimin e peshës.

2.Rregullimi i apetitit
Konsumimi i sheqerit shkakton trurin që të lirojë dopaminë dhe serotoninë, hormone që rrisin disponimin tuaj, por rritja e dopaminës ndikon në organizëm, që të rritet kërkesa e sheqerit, që çrregullon apetitin.

3.Rregullimi i gjumit
Pa konsumime të mëdha të sheqerit ju do të flini më mirë, pasi glukoza nuk do të ndikojë në disponimin dhe gjumin tuaj.

4.Pastrimi i lëkurës
Konsumimi i pakët ose ndalimi i plotë i konsumimit të sheqerit ndikon në spastrimin e lëkurës, duke mundësuar lëkurë më të pastër, shkruan rtv21.tv.

5.Ulja e rrezikut të diabetit
Numri i njerëzve me diabet është katërfishuar në 35 vitet e fundit, dhe vetëm një pije me sheqer në ditë rritë rrezikun e diabetit për 15%.

6.Ulja e rrezikut të sëmundjeve të zemres
Një studim ka treguar se njerëzit që rreth 20% të kalorive i marrin nga sheqerërat kanë rreth 38% më shumë rrezik për të vdekur nga një sëmundje e lidhur me zemrën.

7.Ulet rreziku i prishjes së dhëmbëve
Organizata Botërore e Shëndetit ka gjetur prova të panumërta se konsumimi i sheqerit rrit rrezikun e prishjes së dhëmbëve./21Media