Hysenaj tha se Policia, Prokuroria dhe Gjykatat kanë treguar pak efikasitet në luftimin e kërcënimeve ndaj gazetarëve

Hysenaj tha se Policia, Prokuroria dhe Gjykatat kanë treguar pak efikasitet në luftimin e kërcënimeve ndaj gazetarëve

Sonte në emisionin debatues “CLICK” në RTV 21, temë diskutimi ishte “A jemi ne armiqtë”, me këtë rast u fol rreth kërcënimeve që iu bëhen gazetarëve në Kosovë.

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Shkëlqim Hysenaj, duke folur për kërcënimin që iu bë gazetares, Arbana Xharra tha se në Kosovë gazetarët nuk po ndihen të sigurt, shkruan rtv21.tv

“Aktualisht e kemi një ambient jo shumë të favorshëm për me ushtru profesionin e gazetarit dhe gazetarët nuk janë duke u ndi të sigurt të paktën po flas për gazetarët që bëjnë gazetari hulumtuese dhe kredibile nuk janë duke u ni të sigurt që të ushtrojnë këtë profesion”, u shpreh Hysenaj.

Sipas tij kjo ka ndodhur për shkak se në të kaluarën, Prokuroria, Policia dhe Gjykatat siç tha ai, kanë arritur fare pak të tregojnë efikasitet në luftimin e kërcënuesve të gazetarëve”./21Media

http://rtv21.tv/7266-2/
Facebook Comment