Khloe zgjohet çdo ditë në ora pesë të mëngjesit dhe pi një gotë të madhe me ujë dhe një kafe të zezë

Khloe zgjohet çdo ditë në ora pesë të mëngjesit dhe pi një gotë të madhe me ujë dhe një kafe të zezë

32 vjeçarja e famshme, më e reja e tri motrave Kardashian, Khloe ka bërë publike dietën e saj sekrete, e cila është baza e trupit të saj fit dhe të shëndetshëm.

Tre vite më parë Khloe ka bërë një ndryshim rrënjësor në jetën e saj, duke humbur 15 kilogram me ndihmën e trajnerit personal Gunnar Peterson.

1.    Khloe zgjohet çdo ditë në ora pesë të mëngjesit dhe pi një gotë të madhe me ujë dhe një kafe të zezë.

2.    Në ora 6-të ajo vetëm se ndodhet në gym, e gatshme për tu djersitur.

3.    Në ora 8-të ajo ha mëngjesin i cili përbëhet nga një tjetër gotë e madhe me ujë dhe një përzierje proteinash.

4.    Në ora 11-të është koha për një mollë me gjalpë kikirikësh, apo fruta të përziera me lajthi.

5.    Në ora 13-të Khloe ha drekën, pulë kineze dhe sallatë.

6.    Në ora 15-të është koha për perime të coptuara dhe një gotë të madhe me ujë me fruta.

7.    Darka është në orën 19-të, peshk me perime dhe pure të lulelakrës. Dhe gjithsesi një gotë ujë.

8.    Khloe e përfundon ditën me një pjatë me fruta dhe një jogurt grek pa yndyrë në ora 21.