Bëhen prindër për herë të parë në pleqëri

Bëhen prindër për herë të parë në pleqëri

Raja Rao 80 vjeç dhe Erramatti Mangayamma 73 vjeç, janë bërë prindër për herë të parë të dy vajzave binjake në Andhra Pradesh, Indi.

Erramatti Mangayamma mendohet të jetë gruaja më e vjetër që është bërë nënë, përcjell rtv21.tv.

 

Çifti janë të martuar që nga viti 1962, mirëpo nuk kanë mundur të krijonin familje, kështu pas shumë testimesh të bëra nga mjeku Umashankar në vitin 2018, testimet dolën pozitive dhe mjeku ua mundësoi të fillonin trajnimin. Trajnimi doli i suksesshëm dhe ajo mbeti shtatzënë përmes fekondimit artificial.

Prindërit janë shumë të lumtur dhe mezi po presin të vazhdojnë këtë kapitull të ri në jetën e tyre./21Media