73-vjeçarja përjetoi trauma

73-vjeçarja përjetoi trauma

Një grua e moshuar tregoi për sulmet e rënda që i përjetoi pasi një qen kërceu nga shkurret dhe e tërhoqi atë në një pellg.

Pensionistja Mary Rollinson, 73-vjeçare, e cila jeton në Leeds, ishte duke ecur në pyje afër shtëpisë së saj në gusht, kur një pitbull amerikan e sulmoi atë. Pjesa e pasme e krahut të djathtë të Marisë u shqye nga shpatulla në bërryl dhe ajo u përpoq të luftonte me të, transmeton rtv21.tv

Bashkëshorti i saj, Trevor Cornwell, 71-vjeçar, tha se një grup i punëtorëve ia shpëtuan jetën. Rreth pesë burra e larguan qenin nga ajo dhe e tërhoqën gruan.

Ajo i ka kaluar gjashtë javët e fundit që nga sulmi i 27 gushtit në spital dhe i është nënshtruar grafteve të shumta në lëndimet që nuk do t’i shërohen plotësisht kurrë. Ajo mori trauma nga sulmi dhe nuk i kujtohet se çfarë i ndodhi asaj.

Një nga heronjtë që i ndihmoi asaj tha se nuk ka parë asnjëherë këso rasti, siç e përshkruan ai i tmerrshëm.

Një burim për policinë e metropolit West Yorkshire tha se një 22-vjeçar është arrestuar nën dyshimin se posedon këtë qen të rrezikshëm.

Megjithatë më vonë u lirua, por qeni po mbahet në një kompleks policie deri në përfundimin e ndonjë procesi gjyqësor të mundshëm./21Media