Më 12 shkurt, 73 vjet më parë u shtypë gazeta ''Rilindja''

Më 12 shkurt, 73 vjet më parë u shtypë gazeta ”Rilindja”

Sot bëhen 73 vjet, kur për herë të parë u shtyp gazeta në gjuhën shqipe “Rilindja”, e cila fillimisht ishte e përjavshme.

Numri i parë i gazetës ishte shtypur më 12 shkurt 1945 në Prizren, ku pas numrit të 60-të, gazeta kishte filluar të shtypet në Prishtinë.

Gazeta së pari kishte filluar shtypej si e përjavshme, ndërsa nga qershori i vitit 1948 kishte filluar të shtypej dy herë në javë, ndërkaq nga nëntori i vitit 1958 kishte filluar të dilte si e përditshme.

Më 5 shtator të vitit 1990 ”Rilindja” ishte mbyllur nga administrata e pushtuesit serb, ndërkaq kishte rifilluar të botohej pas çlirimit të Kosovës në vitin 1999, por për shkak të keqmenaxhimit, ajo pas një kohe u mbyllë.