Femra e parë në Kosovë që diplomoi në matematikë

Femra e parë në Kosovë që diplomoi në matematikë

Ndoshta mund të duket pak e pazakonshme një kombinim i tillë profesionesh: këngëtare, matematiciente dhe politikane. Megjithatë, protagonistja e radhës e reportazhit “Mbresë” të RTV 21, i ka të tre këta profesione.

Zonja Semahate Kuqani Mashkulli është një veterane e shoqërisë kulturore, artistike “Agimi” e cila ka qenë aktive në këtë shoqëri që nga mosha 15 vjecare e deri në ditët e sotme, shkruan rtv21.tv

Në “Mbresë” ajo do të rrëfejë për eksperiencën e saj në sh.k.a “Agimi”, udhëtimet, të bukurat dhe sfidat e të qenit këngëtare në vitet e 60-ta. Pos kësaj, ajo rrëfen momentin më të bukur të jetës së saj, e që lidhet me nënën e saj. Semahate Kuqani Mashkulli është femra e parë shqiptare në Kosovë e diplomuar në matematikë./21Media