75% të katalogut muzikor të Avicii, familja i shet te Pophouse

Familja e artistit të ndjerë, Avicii ia shitën 75% të inicizimeve dhe publikimeve të tijt, kompanisë së njohur suedeze, Pophouse.
Marrëveshja do t’i lejojë prindërit e Avicii-t të fokusohen në fondacionin që ata hapën pas vdekjes së tij në vitin 2018.
Ata ruajtën 25% të të drejtave të tij në mënyrë që të tregohet se si përdoret e promovohet muzika e tij.
Pophouse u krijua nga ylli i grupit ABBA, Bjorn Ulvaeus në vitin 2014.
Avicii ishte i njohur për krijimtarinë artistike që nisi nga dhoma e tij deri në studiot më të njohura botërore e mbërriti deri në skenat më të mëdha në botë, para audiencës që numëronte me mijëra prej tyre.
Tim(emri i vërtetë) u vetëvra në vitin 2018 në moshën 28 vjeçare.
Pas kësaj, prindërit e Avicii-t u shprehën se “Avicii jeton me ta dhe muzika e tij gjithashtu”./21Media

Back to top button