Lëngu i limonit përmban Vitaminë C dhe acid citrik që ndihmojnë në luftimin e zbokthit

Lëngu i limonit përmban Vitaminë C dhe acid citrik që ndihmojnë në luftimin e zbokthit

Për të trajtuar problemet e ndryshme të lëkurës është mirë që në shampon tuaj që e përdorni rregullisht të shtoni përbërës natyral që ju japin rezultate pozitive në trajtimin e flokëve.

Një ndër ta është lëngu i limonit

Lëngu i limonit përmban Vitaminë C dhe acid citrik që ndihmojnë në luftimin e problemeve të skalpit, siç është zbokthi.

Përdorimi i rregullt i lëngut të limonit kombinuar me shampo ndihmon në rritje të shëndetshme të flokëve dhe në eliminim të zbokthit apo kruajtjes së lëkurës së kokës.

Përzieni një lugë të çajit me lëng limoni dhe dy lugë shampo, (mundësisht të jetë sa më natyrale, me jo shumë kemikale).

Aplikoni këtë përzierje në kokën tuaj duke e masazhuar butësisht kokën për disa minuta, pastaj shpërlani flokët  me ujë të vakët.  Përdoreni këtë përzierje rregullisht për rezultate më të mira.

Nëse nuk preferoni të përdorni lëng limoni mund ta zëvendësoni atë me produkte të tjera të tilla si , aloe vera, uji i trëndafilit, vajrat natyral apo mjalti.