Një avokati i ngritet aktakuzë për mashtrim

Ndaj të pandehurit H.Ç është ngritur një aktakuzë

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prizren, kundër të pandehurit H. Ç, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale mashtrim.

Sipas aktakuzës, i pandehuri H. Ç., në cilësinë e avokatit të të akuzuarit N.B., ndaj të cilit zhvillohet procedura penale në Gjykatën Themelore në Pejë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten apo për personin tjetër, ose për t’i shkaktuar dëme material personit tjetër e ka mashtruar  të dëmtuarën M.I., dhe atë në kontinuitet duke filluar nga data 06.01.2015 e deri më datën e ndalimit- arrestimit të tij më 15.02.2017.

“Kështu që i pandehuri H. Ç., nga e dëmtuara M.I., kishte marrë para për mbrojtjen e N.B, babait të të dëmtuarës, në emër të mbrojtjes dhe në emër të ekspertizave, marrjes së një ekspertize nga Turqia, dhe atë në një shumë të përgjithshme prej 43 mijë euro si dhe shumën tjetër të cilën i pandehuri e ka marrë nga e dëmtuara në emër të trupit gjykues të Gjykatës Themelore në Pejë, ka marrë shumën prej 4 mijë euro, shumë kjo e konfiskuar nga ana e zyrtarëve me rastin e arrestimit të të pandehurit me datën 15.02.2017”, thuhet në njoftimin e dërguar.

Dëmi i shkaktuar të të dëmtuarës tejkalon shumën prej 50 mijë euro.

Back to top button