Të pakënaqurit me rezultatet e KQZ-së kanë afat deri në orën 10:50

Të pakënaqurit me rezultatet e KQZ-së kanë afat deri në orën 10:50

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja subjektet dhe kandidatët patën 24 orë të ankohen në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Deri më tani në PZAP janë paraqitur 77 ankesa.

Këtë e konfirmoi për portalin rtv21.tv, Mulë Desku nga PZAP.

“Prej dje deri më tani janë paraqitur 77 ankesa”, u shpreh Desku, duke thënë se në orën 10:50 do të përfundojë afati i paraqitjes së ankesave.

Pas pranimit të vendimit nga PZAP-i, subjektet politike që janë sërish të pakënaqura, kanë të drejtë të paraqitjes së ankesave në Gjykatën Supreme brenda 24 orëve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të enjten shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit. Partia me më së shumti vota është Lëvizja Vetëvendosje, e dyta LDK, e treta PDK, më pas renditet koalicioni AAK-PSD dhe Lista Serbe. Koalicioni Nisma Socialdemokrate-Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë, nuk e ka kaluar pragun zgjedhor./21Media