Kurrë nuk është vonë për tatuazh, thotë 77 - vjeçarja

Kurrë nuk është vonë për tatuazh, thotë 77 – vjeçarja

Një grua 77-vjeçare po përpiqet të mbulojë veten me bojë.

Gyle, ‘The Menace’ Coope, nga Derby, zbuloi dashurinë e saj për artin e trupit pasi burri i saj, Gerry, i cili nuk i donte tatuazhet, vdiq.

Ajo kishte tatuazhe në fytyrë, qafë dhe duar në të 20-at, por ajo pagoi që ato të hiqeshin, transmeton rtv21.tv.

Që kur Gerry vdiq nga kanceri i mushkërive në 2014, Glenys ka kaluar nën gjilpërë disa herë dhe vepra e saj e artit madje përfshin një zemër me një mbishkrim dedikuar burrit të saj të ndjerë në gjoksin e saj. “Do të dua gjithmonë”, është mesazhi i 77-vjeçares dedikuar burrit.

Ajo për të gjithë të moshuarit dha një mesazh, se nëse pëlqejnë tauazhe në trupin e tyre le të bëjnë, duke thënë ajo për vete se “Është trupi im dhe do të bëj çfarë të dua”./21Media