Mediat izraelite për deklaratat e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

Mediat izraelite për deklaratat e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, ka bërë tri gabime të pafalshme, kur bëri krahasimin mes Presidentit të Sirisë, Bashar Al Asadit, me udhëheqësin e Gjermanisë naziste, Adolf Hitler, në lidhje me sulmin me armë kimike në Siri, si pasojë e së cilit u vranë dhjetëra njerëz, theksuan sot komentuesit dhe mediat në Izrael.

Deklarata e Spicer se Hitleri nuk ka përdorur armë kimike është tërësisht e gabuar, ngase ai ka përdorur gaz dhe lëndë tjera kimike, për vrasjen e miliona njerëzve, shkroi gazeta Harec, shkruan rtv21.tv

Tentimi i Spicer që të shpjegoi deklaratën e tij se për dallim nga Asadi, Hitleri nuk ka vrarë me gaz popullin e tij gjithashtu është e pasaktë, pasi që Hitleri ka vrarë mbi 200 mijë gjermanë.

Gabimi i tretë që bëri Spicer është përmendja e qendrave të Holokaustit, fjalë kjo për të cilën ai është përqeshur në rrjetet sociale. Ai me gjasë ka dashur të thotë qendrat për vrasje, e që është termi për kampet naziste të përqendrimit dhe të vrasjeve, term ky i cili përdoret nga Muzeu i Holokaustit në Uashington.

Megjithatë, ministri izraelit i Drejtësisë, Jisrall Kac, përshëndeti kërkim-faljen nga ana e Spicer dhe tha se sa i përket atij personalisht, kjo çështje tashmë është e mbyllur.

Nazistët filluan të përdorin armët kimike edhe para fillimit të Holokaustit në vitin 1941. Ata në vitin 1939 filluan përdorimin e substancave kimike për vrasjen e njerëzve dhe personave me aftësi të kufizuara, të cilët konsideroheshin si kërcënim për pastërtinë e racës së bardhë. Këta persona janë vrarë në gjashtë qendra anembanë Gjermanisë./21Media